Norwich City e ka siguruar inkuadrimin në Premierligën angleze.
Pas barazimit 2:2 mes Swansea Cityt dhe Wycombe Wanderersit dhe barazimit pa gola mes Brentfordit dhe Millwallit, Norwich e ka marrë lajmin e madh, shkruan FrontOnline.
Norwich City do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës ndaj Bournemouthit, ku do të hyjnë si skuadër që nga edicioni i ardhshëm luan në elitë.
“Kanarinat” kanë tubuar 90 pikë dhe nuk mund të ndjeken nga rivalët me pesë ndeshje deri në fund të kampionatit./FrontOnline/