Tifozët e futbollit ngadalë po rikthehen në tribunat e stadiumeve në Angli.
Mbrëmë, në gjysmëfinalen e Kupës FA mes Leicester Cityt dhe Southamptonit, në “Wembley”, ishin prezentë katër mijë tifozë, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan “Dhelprat” me rezultat 1:0 duke u kualifkuar në finale.
Në tribuna, tifozët respektuan distancën dhe masat anti-COVID duke bartur edhe maskat./FrontOnline/