Neymar e ka nënshkruar kontratën e re me Paris Saint-Germainin, e cila do ta mbajë në “Parc des Princes” deri në vitin 2025.
Braziliani u transferua te gjiganti i Ligës 1 nga Barcelona në vitin 2017 dhe tashmë me kontratën e re i ka dhënë fund zërave për të ardhmen, shkruan FrontOnline.
“Është lumturi e madhe ta vazhdoj aventurën me Paris Saint-Germainin”, ka thënë Neymar për faqen zyrtare të klubit.
“Unë jam shumë i lumtur në Paris”, tregoi ai.
“Ka qenë krenari për mua të jem këtu dhe të punoj me këtë grup”, shtoi braziliani./FrontOnline/