Kampioni i Kosovës, Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e rrethit të parë eliminator për Ligën e Kampionëve.
Fillimisht, skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me SS Folgoren e San Marinos më 22 qershor në rundin preliminar, shkruan FrontOnline.
Kurse, në rast se Prishtina kualifikohet tutje, e pret një kundërshtar tejet i vështirë.
Saktësisht, kryeqytetasit do të kenë punë me Ferencvarosin e Hungarisë.
Te kjo skuadër luan edhe ylli i Shqipërisë, Myrtu Uzuni./FrontOnline/