Ka ndryshuar lokacioni i vendtakimit të finales së Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021.
Kjo finale ishte paraparë për t’u zhvilluar në Stamboll të Turqisë, megjithatë së fundmi është ndryshuar kjo.
Ende nuk dihet arsyeja kryesore, megjithatë sipas disa raportimeve në mediet ndërkombëtare vjen si pasojë e Covid-19.
“Estadio do Dragao” do të jetë arena e përplasjes ndërmjet dy finalistëve të këtij edicioni.
Ky stadium është në pronësi të skuadrës portugeze, Porto.
Ndryshe, Manchester City dhe Chelsea janë dy finalistët që do të luftojnë për trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve më 29 maj.