Napoli edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me trajnerin e skuadrës, Gennaro Gattuso.
Pasi që Napoli nuk arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve, klubi italian e ka shkarkuar Gattuson, shkruan FrontOnline.
Napoli mbrëmë barazoi 1:1 me Veronën, duke e mbyllur edicionin e sivjetëm në Serie A në vendin e pestë.
Lajmin për shkarkimin e Gattusos e ka dhënë vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty,” shkroi De Laurentiis në “Twitter”.
“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj, Aurelio De Laurentiis”, shtoi ai./FrontOnline/