Pas përfundimit të sezonit Shkodran Mustafi do të largohet nga Schalke 04. Deri në fundin e këtij sezoni ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një xhiro.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Schalkes, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa klubi gjerman ka njoftuar se nuk do të këtë zgjatje të bashkëpunimit.
29-vjeçari u transferua te Schalke nga Arsenali në fillimin e këtij viti.