Valdrin Mustafa është bërë me skuadër të re.
Ish-futbollisti i Kosovës U21 ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Verl, shkruan FrontOnline.
Mustafa së fundmi ka luajtur te RW Koblenz.
“Me Valdrinin ne kemi arritur ta marrim një futbollist cilësor. Ai ka shumë potencial dhe do ta bëjë hapin e radhës me ne”, tha trajneri Capretti.
Ndërkaq, Mustafa u shpreh i lumtur me transferimin te Verl.
“Klubi e ka bërë një progres të madh së fundmi. Tani unë dua ta bëjë hapin e madh këtu. Jam i lumtur”, theksoi Mustafa./FrontOnline/