Muharrem Jashari edhe zyrtarisht është lojtar i Dritës së Gjilanit.
Nënkampionia e Kosovës, Drita është ajo që e ka konfirmuar lajmin përmes faqes zyrtare.
Mesfushori mitrovicas ka nënshkruar kontratë që e mban në klubin gjilanas deri në vitin 2024.
“Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trenerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Muharrem Jashari është transferimi numër tre i Dritës deri më tani në këtë afat kalimtar të verës.
Arbnor Muja dhe Perparim Islami janë dy lojtarët e parë që kishin firmosur me gjilanasit.