Kapiteni i Trepçës, Muharrem Jashari e ka zyrtarizuar largimin nga klubi mitrovicas.
Jashari ka falënderuar tifozët, qytetin e Mitrovicës dhe kryesinë për bashkëpunimin e deritanishëm, shkruan FrontOnline.
Ndryshe, mesfushori kosovar pritet t’i bashkohet nënkampionit të Kosovës, Dritës.
Njoftimi i plotë i Jasharit:
“Miq të nderuar, me këtë postim dua të i’u njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e klubit ku u rrita “KF Trepça 89”, jam falenderues gjithë qytetit të Mitrovicës, të gjithë trenerët që kam punuar me ta, e posaçërisht kryesinë e klubit në krye me presidentin Abedin Zeka.
Shpresoj që KF Trepça 89 do të kthehet shumë shpejt aty ku e ka vendin.
Me Respekt,
MJ“./FrontOnline/