Pas shkarkimit nga Tottenhami, Jose Mourinho nuk do të pushojë edhe aq gjatë.
Trajneri portugez do ta nis një aventurë të re që nga fillimi i edicionit të ardhshëm, raporton FrontOnline.
Mourinho do të rikthehet në kampionatin elitar italian, Serie A, ku do ta drejtojë skuadrën e Romës.
Pas shkarkimit të Paulo Foncescas, Mourinho do ta zëvendësojë atë në kryeqytetin italian.
“Klubi njofton se një marrëveshje është arritur me Jose Mourinhon për ta bërë atë trajner para edicionit 2021/22”, thuhet në njoftimin e Romës.
Ndryshe, Mourinho ka kujtime të mira në Itali, aty ku e ka fituar Serie A-në me Interin./FrontOnline/
https://www.facebook.com/officialasroma/posts/4008899785837472?__cft__[0]=AZUyz7KiAusM368SATeeb4GvnMjltL8EbfVz1ERkRQAg1Xbi2hvuCTDGsENTWf8MJZxt4ldV_ifv-QrjhE51bcQHGB_EzWb8_6Fs6DClmXRYFh5sHB0HDhAEiY6606zhdujOWygbm30GDtS4_6KmHM2VRqoKKopeGet_BFysJixV3g-J6D8z0yvBLfWXNocp3s4&__tn__=%2CO%2CP-R