Luka Modriq edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Real Madridit për edicionin e ardhshëm.
Klubi madrilen ka njoftuar se mesfushori kroat ka zgjatur kontratën me Real Madridin, shkruan FrontOnline.
Modriq ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2022.
Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së Zinedine Zidane viteve të kaluara.
Madje, ai e ka fituar edhe “Topin e Artë” me Real Madridin.
Pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, Modriq do të mbetet te Real Madridi, të paktën edhe për një edicion./FrontOnline/