Mirel Josa ka ndarë rrugët me skuadrën e Kukësit.
Ish-“timonieri” i Prishtinës me marrëveshje të dyanshme është larguar nga klubi i Kukësit, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur Kukësi në rrjetin social “Facebook”:
Njoftim i klubit shqiptar:
“Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij ?”./FrontOnline/