Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.
24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, shkruan FrontOnline.
Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
“Jam i emocionuar të luaj para tifozëve të Norwichit dhe në Premierligë. Do ta jap më të mirën për klubin në çdo ndeshje”, ka thënë Rashica.
“I di disa gjëra rreth klubit, në veçanti stilin e lojës nën udhrat e Daniel Farkes. Do të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem si futbollist”, shtoi ai./FrontOnline/