22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë tre vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.
“Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai ka bërë karrierë në klube si Elbasani, Teuta, Turbina dhe Besa e Kavajës.