Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar veror.
Klubi nga Podujeva tashmë ka zyrtarizuar ardhjen e “bomberit” të Prishtinës, Alban Shillova, shkruan FrontOnline.
Shillova ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Llapin, derisa do t’i ndihmojë skuadrës në garat evropiane.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159232038512243?__cft__[0]=AZVO0R5yr2a3BPrZpFYbV_zy-2lQGS6hyG7oU3AOpOzQ3rcmrRJ4Bdu2RhMZ1FeKL3yl3iamlhUUuzFCAEz3uRnkomKG71cp7X-7xhTG2mLwmzEgQWIAuK5-bjxlQ2xJ7QLMUJARAFvNhZGu2zFzID1Y&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Llapit:
“Kampioni Alban Shillova vishet bardhekaltër ⚪️?
Mirësevjen në Llapin Evropian, Alban!
Podujevë, 18 qershor 2021 – Skuadra e Llapit është përfocuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.
Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova.
Alban Shillova, 28 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar. Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.
Urime Alban, me angazhim dhe përpjekje, të bashkuar do t’ia dalim ta shkruajmë historinë në Evropë!
Vazhdojmë!
Përpara Llapi ??“./FrontOnline/