Klubi i Futbollit Llapi ka prezantuar përforcimin më të ri të skuadrës para garave evropiane.
Bëhet fjalë për mesfushorin meksikan, Francisco Rivera i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me llapjanët.
Futbollisti i lindur në San Luis Potosi, së fundmi ka luajtur për Mineros de Zacatecas me të cilën pati 20 paraqitje ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 1 asistim.
Ky nuk është transferimi i parë i skuadrës së Tahir Batatinës, pasi “kaltërebardhët” javën e kaluar transferuan 22-vjeçarin, Dren Ahmetin nga Vushtrria