Klubi i futbollit, Malisheva ka mbetur pa sulmuesin kryesor të saj për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi Albion Rrahmani ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka ndarë rrugët me ish-skuadrën e tij.
Ai ka falënderuar qytetin e Malishevës, kryesinë dhe trajnerët e klubit për mundësinë.
Rrahmani ka bërë të ditur se për të ardhmen e tij do të vendos ditëve në vazhdim.
Albion Rrahmani u bë i famshëm në Ligën e Parë nga komentatori i TV Malishevës kur u quajt edhe si “Lewandowski i Malishevës”.
Postimi i plotë i Albion Rrahmanit në Facebook (pa ndërhyrje):
Të dashur miq dhe ju sportdashës, me kete postim po ju informoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC MALISHEVA.
Mirënjohës dhe falënderues do të ju jem cdo here Qytetit dhe klubit te Malisheves.
Veqanërisht falenderoj Trajnerin Senad Alirifa dhe Prof.Arsim Thaqin per besimin dhe mundësin e dhënë gjatë ketij Kampionati qe lam pas, Falenderoj të gjithë bashkëlojtarët që kaluam një vit të mrekullueshëm së bashku, poashtu falenderoj tifozerinë e klubit Tornado që na përkrahën gjatë gjithë Kampionatit.
MALISHEVËS i deshiroj shumë suksese në Superligen e Kosoves.
Faleminderit MALISHEVË
Ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim.
Me respekt:
Albion Rrahmani.