Përderisa e ardhmja e Lionel Messit është ende e pavendosur, e ardhmja e 10-vjeçarit të talentuar, Leo Messo, tashëm dihet.
Mund t’iu duket emër befasues, por është i vërtet ndërsa ai ka nënshkruar me Arsenalin, me Gunners që njoftuan nënshkrimin e tij të enjten pasdite.
Lojtari i talentuar i të rinjve kishte kaluar një kohë në stërvitje edhe tek ekipet e reja të West Ham United, por do të bashkohet me Arsenalin përpara sezonit 2021/22.
Duke qenë i lindur në Kenia, Messo konsiderohet si një djalosh me perspektivë të ndritur.
Messo tashmë është fotografuar me një fanellë të Arsenalit , të veshur me numrin 9, në zyrat e klubit.
Suksesi nuk është i sigurt në këtë moshë, pasi që dihet se këto lloj nënshkrimesh me të rinj shpesh marrin shumë punë dhe hapi i madh mungon.