Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë ku do të ballafaqohen Skënderbeu dhe Vllaznia.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë dritën jeshile që kjo finale të zhvillohet me tifozë.
Në këtë ballafaqim priten që të jenë të pranishëm 1000 tifozë.
Në kampionatin që përfundoi javën e kaluar, ku Teuta u shpall kampion, Vllaznia përfundoi në vendin e dytë me 66 pikë, kurse finalisti tjetër i kupës Skënderbeu u pozicionua në vendin e shtatë me gjithsejtë 37 pikë të mbledhura.