Derisa Argjentina dhe Kolumbia nuk ishin në gjendje të ishin nikoqire të Kupës së Amerikës shkaku i situatës së rënduar me COVID-19, Brazili tashmë e ka marrë përsipër këtë punë.
Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut njoftoi gjatë mëngjesit të sotëm se Argjentina dhe Kolumbia nuk janë në gjendje ta organizojnë këtë kompeticion, shkruan FrontOnline.
Tashmë, CONMEBOL ka njoftuar se Kupa e Amerikës do të mbahet në Brazil.
“Kupa e Amerikës 2021 do të zhvillohet në Brazil. Datat e fillimit dhe mbarimit të kampionatit janë të ditura”, thuhet në njoftim.
“Stadiumet nikoqire dhe orari i ndeshjeve do të lansohet në ditët e ardhshme”, thuhet më tej./FrontOnline/