Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka nisur përgatitjet për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2023”.
“Dardanët” që drejtohen nga Michael Nees do të përballen me Andorrën më 8 qershor, shkruan FrontOnline.
Por, para kësaj ndeshje, Kosova U21 do të përballet me skuadrën e Gjilanit.
Saktësisht, djelmoshat e Neesit do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore me Gjilanin e Ismet Munishit më 3 qershor.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet nga ora 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”./FrontOnline/
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.150202708899087/873512409901443/