Përfaqësuesja e Kosovës U21 e ka aranzhuar një miqësore kontrolluese me skuadrën e Superligës, Gjilanin.
“Dardanët” e drejtuar nga gjermani Michael Nees do t’i masin forcat me skuadrën e Ismet Munishit, shkruan FrontOnline.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë Kosovës U21 për t’u përgatitur për ndeshjet e ciklit eliminator për “Euro 2023”.
Në këtë cikël eliminator, “Dardanët” e rinjë do të kenë punë me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën në grupin G.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës U21 dhe Gjilanit pritet të zhvillohet më 2 qershor nga ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan./FrontOnline/