Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen e parë eliminatore të Evropianit 2023 kundër Andorrës, të martën, më 25 maj.
Përzgjedhësi Michael Nees e ka ndarë këtë grumbullim në dy faza, përcjell FrontOnline.
Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj janë të ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim, derisa më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit, teksa ndeshja kualifikuese me Andorrën U21 zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.
Stërvitjen e parë Kosova U21 do ta zhvillojë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali./FrontOnline/