Edhe zyrtarisht është tërhiqur kombëtarja e parë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Konfederata Aziatike e Futbollit ka konfirmuar sot se Korea e Veriut është larguar nga cikli eliminator i kësaj gare, shkruan FrontOnline.
Përveç kësaj, koreano-veriorët janë larguar edhe nga Kupa e Azisë, e cila mbahet në Kinë pas dy vitesh.
Konfederata Aziatike e Futbollit njofton qc tani organet e FIFA-së e kanë në dorë rastin ku do të shpalosen më tej detaje të tjera.
Kujtojmë që Korea e Veriut ishte në grup me Turkmenistanin, Libanin dhe Sri Lankën.
Ende nuk është dhënë një arsye zyrtrare për këtë vendim, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se kjo mund të ketë ardhur për shkak të frikës nga pandemia./FrontOnline/