Feronikeli me anë të një kominikate për media ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Klodian Duro.
Pas humbjes së sotme 3:1 nga Drita, klubi drenicas e ka shkarkuar Duron nga pozita e kryetrajnerit, shkruan FrontOnline.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës dhe rezultatet zhgënjyese në Superligë kanë mjaftuar që trajneri nga Shqipëria të shkarkohet.
Deri në fund të edicionit, Duron te Feronikeli do ta zëvendësojë Faruk Elshani.
https://www.facebook.com/fcferonikeliofficial/posts/1587353161456418?__cft__[0]=AZWGZqPeM2LUWyw0bOxxhBPhJJr3wE0Xn3eGYDcifwH2KQKNWukbte52ZOFB14jXzgRDEiY6Kcr6UW-4ySe5xsYcpcxXeiSG_ggjKqvgYNQs1504n-4oltsZlwLJ55XNLQb5TWDLwXfAzx6Y2pnyDrhk&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Feronikelit:
“Komunikatë për media
FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.
Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.
FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.
Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani“./FrontOnline/