Skuadra e Ferizajt pas ndryshimit të kryesisë, ka prezantuar trajnerin e ri.
Kryetari i klubit, Lulzim Abazi ka prezantuar sot Megzon Visokan si trajner të ri të ekipit.
Visoka së fundmi ishte trajneri i KF A&N. Në të kaluarën kishte udhëhequr ekipe si Ulpiana, Llapi U19 dhe Flamurtari U19.
Ai po ashtu kishte qenë asisten i trajnerit Kushtrim Munishi tek Kosova u19, në konkurencën e femrave.