Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës dhe të fundit për edicionin 2020/21.
Kryendeshja e sotme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan suharekasit me rezultat të thellë, 2:5.
Nga ana tjetër, Drita e fitoi ndeshjen ndaj Arbërisë me rezultat të pastër, 2:0.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit u mbyll baras 1:1, Besa mposhti Gjilanin 1:0, kurse Trepça ’89 triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat, 2:1.
Me mbylljen e ndeshjeve të sotme, dihet edhe zyrtarisht skuadra e radhës që bie nga Superliga e Kosovës.
Arbëria e ka mbyllur edicionin në vendin e nëntë me 40 pikë, dhe kështu do t’i bashkohet Besës së Pejës në Ligën e Parë.
Nga ana tjetër, Trepça ’89 në vendin e tetë me 42 pikë duhet ta mposhtë Dukagjinin në barazh për ta siguruar mbijetesën./FrontOnline/