Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës dhe të fundit për edicionin 2020/21.
Kryendeshja e sotme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan suharekasit me rezultat të thellë, 2:5.
Nga ana tjetër, Drita e fitoi ndeshjen ndaj Arbërisë me rezultat të pastër, 2:0.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit u mbyll baras 1:1, Besa mposhti Gjilanin 1:0, kurse Trepça ’89 triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat, 2:1.
Me mbylljen e ndeshjeve të sotme, dihet se edhe cilat skuadra kosovare do të dalin në Evropë.
Prishtina si kampion do të luajë në Ligën e Kampionëve, Drita si nënkampione në UEFA Conference League, kurse Llapi si fitues i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë poashtu në UEFA Conference League./FrontOnline/