Edicioni 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit kosovar është mbyllur me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Në ndeshjet e sotme, Vushtrria dhe KEK-u nuk arritën të mbijetonin duke rënë në Ligën e Dytë, shkruan FrontOnline.
Vushtrria u mposhtë 1:3 nga A&N si mysafir, derisa KEK-u fitoi 2:1 ndaj 2 Korrikut, por kjo nuk mjaftoi.
Ndryshe, vushtrriasit e mbyllën edicionin në vendin e fundit me 20 pikë të tubuara, kurse KEK-u në vendin e fundit të grupit B me 28 sosh.
Nga edicioni i ardhshëm, të dyja skuadrat do të zhvillojnë gara në Ligën e Dytë./FrontOnline/