Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës dhe të fundit për edicionin 2020/21.
Kryendeshja e sotme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan suharekasit me rezultat të thellë, 2:5.
Nga ana tjetër, Drita e fitoi ndeshjen ndaj Arbërisë me rezultat të pastër, 2:0.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit u mbyll baras 1:1, Besa mposhti Gjilanin 1:0, kurse Trepça ’89 triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat, 2:1.
Në barazh, Trepça ’89 do të përballet me Dukagjinin e Klinës për një vend në Superligën e Kosovës.
“Minatorët” e mbyllën edicionin e sivjetëm në Superligë me 42 pikë në vendin e tetë, kurse Dukagjini ishte nënkampion në grupin A të Ligës së Parë./FrontOnline/