Anel Rashkaj ka njoftuar se është pensionuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Kapiteni i Kosovës ka bërë të ditur se lajmin ua ka kumtuar edhe FFK-së.
Rashkaj lajmin për largimin nga “Dardanët” e ka dhënë përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”.
Mesfushori kosovar ishte ndër të parët lojtarë që ka pranuar ftesën e Kosovës para se të pranohet në FIFA dhe UEFA.