Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane e ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Premierligë.
Sulmuesi anglez është golashënuesi më i mirë i edicionin 2020/2021 në elitën e futbollit anglez, me 23 gola e 14 asistime, shkruan FrontOnline.
Kane asistoi dhe realizoi në ndeshjen e fundit kundër Leicester Cityt, ku londinezët fituan 2:4.
Kane ka lënë mbrapa Mohamed Salahun e Liverpoolit me 22 gola.
Ky pritet të jetë edicioni i fundit i sulmuesit të “Tre Luanëve” me fanellën e Tottenhamit.
Kane në xhiron e parafundit në Londër pas ndeshjes ishte “përshëndetur” me tifozët pas ndeshjes./FrontOnline/