Juventusi edhe zyrtarisht ka emëruar Massimiliano Allegrin në pozitën e trajnerit.
Andrea Pirlo ishte trajner i klubit për vetëm një vit, por gjatë ditës së sotme ai u shkarkua, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, Allegri është rikthyer në Juventus vetëm dy vjet pas largimit.
“Allegri është trajner i Juventusit sërish”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
“Jemi të gatshëm për një rifillim me Juventusin për ta ndërtuar të ardhmen tonë së bashku”, thuhet mes tjerash./FrontOnline/