Portugalia e ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
“Diaro Record” raporton se mbrojtësi Joao Cancelo ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan FrontOnline.
Në testimet e fundit të bëra, Cancelo ishte i vetmi që doli i infektuar me virusin korona.
Tani, Cancelo do ta ndjek protokollin anti-COVID, derisa vendin e tij do ta zë Diogo Dalot.
Ndryshe, ndeshjen e parë në “Euro 2020”, Portugalia e zhvillon kundër Hungarisë më 15 qershor./FrontOnline/