Inter Miami njoftoi sot se ka emëruar legjendën e Argjentinës dhe FC Barcelonës, Javier Mascherano si trajner kryesor, duke e nënshkruar me të një kontratë deri në sezonin 2027 në MLS.
Argjentinasi bashkohet pas një periudhe si trajner i Kombëtares U-20 dhe Olimpike të Argjentinës dhe do të marrë përgjegjësitë e trajnerit në Inter Miami pas marrjes së dokumentacionit të punës.
Mascherano filloi të stërvitet kur u emërua trajner i Kombëtares U-20 të Argjentinës në dhjetor 2021, pas një karriere të shkëlqyer si lojtar.