Ish presidenti i Llapit, Nexhat Dumnica, e ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dumnica e ka paralajmëruar kandidaturën përmes rrjetit social “Facebook”.
Ndryshe, Dumnica gjithashtu ka emër edhe enë botën e politikës dhe biznesit.
Postimi i Nexhat Dumnicës në rrjetin social Facebook, pa ndërhyrje
Së bashku për futbollin e Kosovës
“Ndihem i detyruar për shkak të situatës në të cilën po kalon FFK, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit ka kërkuar kandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.
Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të kandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote të rrugëtojmë së bashku në rrugën sfiduese me problematikat aktuale në të cilat po kalon ky institucion.
Masovizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, Futbolli i femrave, rezultatet e skuadrës së Përfaqësueses së Kosovës, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit, krijimi i liges për personat me nevoja te veqanta e ardhmja më jep besim se do vendosim për një futboll më të mirë se sot.
I vetëdijshem për sfidat që na presin në këtë institucion dhe duke u bazuar në kapacitetet e mia Udhëheqëse si Ndërmarrës i Sukseseshem dhe Sportive si Ish Futbollist gjate periudhes kohore te viteve 80-90 dhe drejtues i KF Llapi-t në dy periudha 1991-1995 dhe 2013-2018 jam i gatshëm me besimin tuaj të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes drejt progresit të domosdoshëm të Institucionit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Inkurajoj edhe personalitetet tjera të kandidojnë për të zgjedhur Udhëheqësin me vlerat më të larta Sportive, Menaxheriale dhe Njerzore.
Poashtu, inkurajoj Delegatët aktual të FFK që pas përfundimit të kampionatit aktual të inicojnë procedurat për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
Nexhat Dumnica. “