Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Ervin Skela e ka nisur një aventurë të re në “zanatin” e trajnerit.
Skela është emëruar trajner i grupmoshës U17 të klubit gjerman, Eintracht Frankfurt, shkruan FrontOnline.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjerman në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë i Eintracht Frankfurtit:
“Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve që ka punuar këtu në Eintrakt. Si një bashkë-trajner dhe trajner individual ka provuar se mund të kalojë përvojën e tij profesionale tek futbollistët e rinj të akademisë.
Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me përgjegjësinë kryesore dhe se ai do të vazhdojë të punojë së bashku me ekipin e Eintrakt U17″./FrontOnline/