Interi është klubi i parë në Serie A që e ka konfirmuar largimin nga Superliga evropiane.
Pas gjashtë klubeve të Premierligës, edhe “Nerazzurrët” kanë vendosur të heqin dorë nga ky kompeticion, shkruan FrontOnline.
“Interi konfirmon se klubi më nuk është pjesë e Superligës”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Ne gjithmonë do t’ju japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit. ADN-ja jonë e futbollit nuk do të ndryshojë”, thuhet më tej.
Përveç Interit, edhe Atletico Madridi e ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Superliga evropiane./FrontOnline/
📢 | STATEMENT
Official Club Statement ⤵️#FCIM
— Inter (@Inter_en) April 21, 2021