Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me trajnerin Antonio Conte.
Antonio Conte kësisoj do të largohet nga posti i trajnerit vetëm pak javë pasi e stolisi Interin me titullin e kampionit në Serie A pas 11 vjetësh.
Në komunikatën e lëshuar për media, Interi e ka falënderuar Conten për punën e bërë deri në arritjen e suksesit.
“Neurazzurët” kanë shtuar se Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit.
Antonio Conte fitoi titullin e kampionit me Interin, derisa gjatë aventurës te “zikaltrit” i dërgoi ata në finalen e Ligës së Evropës për t’u mposhtur më pas nga Sevilla.