Mundësi i mirënjohur shqiptar i UFC-së, Ilir Latifi më në fund do të rikthehet në kafaz.
Tashmë është zyrtarizuar se Latifi do të përballet me mundësin kanadez, Tanner Boser, shkruan FrontOnline.
Meçi do të zhvillohet më 5 qershor, megjithatë, ende nuk është caktuar lokacioni.
Ndryshe, 37-vjeçari shqiptar në karrierën e tij ka 14 fitore dhe tetë humbje.
Ndërkaq, Boser ka 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim në karrierën e tij. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/illirlatifi/posts/309993013824057?__cft__[0]=AZWFso1VlJR3dUQxG0VEvkc4fC_Dgq4IHXhIrwV03JVsBpk_9e861cL81CaDIs-zZ9gekCbL7fEtxfsgcdaozs9Qqr-Dx_wg8sBqw0qD027EFmR0aVdTA3Xl8I-gT7HhFXjTqlHiHRvsHytHk-8iVjJ4&__tn__=%2CO%2CP-R