Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve për Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Skandinavët në listën e tyre nuk e kanë ftuar sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviqin.
39-vjeçari nuk është ftuar te Suedia për shkak të lëndimit që pritet ta lë jashtë atë për disa muaj.
Kujtojmë se Ibrahimoviq ishte rikthyer në Kombëtaren suedeze për ndeshjen e muajit mars që Suedia i zhvilloi në kualifikimet për këtë garë.
Ibrahimoviq madje luajti edhe kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” duke dhuruar një asist.
Kampionati Evropian pritet të fillojë nga 11 qershori i këtij viti.
Kjo është lista e të ftuarve te Suedia: