Zlatan Ibrahimoviq u kthye me shumë bujë te Kombëtarja e Suedisë madje me pretendime të mëdha për t’i ndihmuara saj në Kampionatin Evropian 2020, p0or ja që sot ka marrë një lajm shumë të keq.
Ibra u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit, dhe që atëherë ai nuk ka zbritur në fushë. Kombëtarja e Suedisë ka vendosur që Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e skuadrës nordike për Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë.
Doktorët kanë gjetur tek Ibra një dëmtim minimal në kërcin e gjurit dhe jo në ligament, por megjithatë ai nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.