Prishtina i ka prezantuar zyrtarisht tri transferime gjatë ditës së sotme.
Klubi prishtinas përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se ka transferuar tre sulmuesë, shkruan FrontOnline.
Ylli i Feronikelit, Mendurim Hoti është zyrtarisht pjesë e Prishtinës, si dhe Xhevdet Shabani nga Drita e Gjilanit.
Kurse, nga Hajduku i Splitit është transferuar Bleart Tolaj.
Tre futbollistët në fjalë do t’i ndihmojnë Prishtinës që prej fillimit të garave ndërkombëtare, saktësisht në Ligën e Kampionëve./FrontOnline/