Derisa po zhvillohet Kampionati Evropian “Euro 2020”, trajneri i Holandës, Frank de Boer e ka marrë një lajm katastrofal.
Ai dhe kombëtarja holandeze duhet ta vazhdojnë garën pa njërin prej sulmuesve të skuadrës, shkruan FrontOnline.
Luuk de Jong e ka pësuar një lëndim dhe kjo ka bërë që ai ta braktisë stërvitjen e fundit.
Ekzaminimet mjekësore treguan se De Jong ka pësuar një lëndim të rëndë në gju.
Si pasojë e kësaj, Federata e Futbollit e Holandës ka njoftuar se futbollisti do ta humbasë pjesën e mbetur të “Euro 2020”./FrontOnline/