Roy Hodgson do të largohet nga Crystal Palace dhe do të pensionohet nga “zeja” e trajnerit në fund të këtij edicioni.
Klubi i Crystal Palaces e ka bërë të ditur këtë lajm para ndeshjes së nesërme në shtëpi ndaj Arsenalit, shkruan FrontOnline.
Me disa tifozë në “Selhurst Park”, Crystal Palace do ta nderojë veprimtarinë e Hodgsonit nesër.
“Pas 45 vitesh si trajner, unë kam vendosur se kjo është koha e duhur që të largohet nga Premierliga, kështu që këto dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të fundit si trajner i Crystal Palaces”, ka thënë ish-përzgjedhësi i Anglisë.
“Ka qenë një periudhë e pasur e jetës sime dhe karrierës në futboll”, thotë mes të tjerash ai./FrontOnline/