Prishtina dhe mbrojtësi i majtë, Gledi Mici kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën për tre vitet e ardhshme.
Gledi Mici i transferuar para një viti nga Shkëndija e Tetovës, me Prishtinën në edicionin e sa po përfunduar ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në tre garat duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në dy sosh.
Ai ka thënë se vlerësimi nga klubi dhe tifozët ia kanë bërë më të lehtë vendimin.
Palët arritën marrëveshje për tre vitet e ardhshme
Njoftimi i FC Prishtina
“Klubi dhe mbrojtësi i majtë kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën për tre vitet e ardhshme.
Gledi Mici, i transferuar para një viti nga Shkëndija e Tetovës, me Prishtinën në edicionin e sa po përfunduar ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në tre garat duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në dy sosh.
Vlerësimi nga ekipi dhe tifozët më bënë më të lehtë vendimin
“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me sukses në paraqitjet në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, tha, me rastin e nënshkrimit, Gledi Mici.