Gjilani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy lojtarët kyç të skuadrës.
Bëhet fjalë për Darko Nikaçin dhe Ivan Fustarin me të cilët ka mbyllur bashkëpunimin tri javë para se kampionati të mbyllet.
Gjilani ka bërë të ditur se deri te ky vendim ka ardhur pasi dyshja kishin pësuar lëndime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se edicioni për ta kishte marrë fund.
Mbrojtësi Fustar ishte bashkuar me “kuqebardhët” verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një sezon.
Ndërkohë sulmuesi malazez, Darko Nikaç u bashkua me “Skifterat” në afatin kalimtar të janarit të vitit 2020 dhe kishte realizuar golin debutues të ekipit në garat evropiane.
Klubi gjithashtu i ka falënderuar ata për kontributin e tyre në klub.
KOMUNIKATA E PLOTË E SC GJILANIT:
“KOMUNIKATË ZYRTARE
Sport Club “Gjilani”, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.
Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vie pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta.
Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimriti të vitit 2020 dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përball Tree Pennes në San Marino.
Klubi i falemnderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll.
SC GJILANI
Gjilan, 05 Maj 2021”.