Derisa Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë në muajin qershor, e njejta nuk do të ndodhë edhe me Kupën e Amerikës.
Ky kompeticion është pezulluar momentalisht, shkruan FrontOnline.
Krejt kjo vjen për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë COVID-19 në Argjentinë.
Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut ka vendosur që ky kompeticion duhet ta ndryshojë shtetin nikoqir dy javë para fillimit.
CONMEBOL njoftoi se do t’i analizojë ofertat nga disa shtete për organizimin e kësaj gare.
Ndryshe, Kupa e Amerikës pritej të fillonte më 11 qershor./FrontOnline/
A CONMEBOL informa que, em atenção às circunstâncias presentes, resolveu suspender a organização da Copa América na Argentina. A CONMEBOL analisa a oferta de outros países que mostraram interesse em abrigar o torneio continental. Em breve serão anunciadas novidades nesse sentido.
— Copa América 🇧🇷 (@copaamerica_POR) May 31, 2021