Gennaro Gattuso nuk ka arritur që të mbetet më shumë se tre javë te Fiorentina.
Trajneri italian është larguar nga “Viola” gjatë ditës së sotme, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian në rrjetet sociale.
“Me një marrëveshje të përbashkët, klubi dhe Gattuso ka vendosur të mos fillojnë së bashku sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit
Ndryshe, arsyeja e kësaj ndarjeje besohet të jenë mosmarrëveshjet mes palëve në politikat e transferimeve për afatin kalimtar veror./FrontOnline/